Bashkohu me Akademinë Kombëtare të Shahut!

Kush Jemi

“Shtëpia e Shahut” është një organizatë e dedikuar promovimit, zhvillimit dhe edukimit përmes sportit të shahut, me fokus të veçantë tek fëmijët dhe të rinjtë. Misioni ynë është ta shndërrojmë shahun në një instrument të fuqishëm edukativ dhe zhvillues, duke krijuar mundësi konkrete për formimin intelektual, logjik dhe social të brezave të rinj.

Ne besojmë se shahu është shumë më tepër sesa një sport. Ai përfaqëson një mjet të rëndësishëm për zhvillimin e mendimit strategjik, disiplinës, përqendrimit, kreativitetit dhe aftësisë për marrjen e vendimeve. Përmes aktiviteteve edukative, programeve trajnuese, turneve dhe projekteve zhvillimore, “Shtëpia e Shahut” synon të ndërtojë një mjedis frymëzues ku çdo fëmijë, i ri apo i rritur të ketë mundësinë të mësojë, të praktikojë dhe të përparojë në botën e shahut.

Përmes bashkëpunimeve institucionale, partneriteteve dhe iniciativave inovative, organizata kontribuon në identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të reja, duke forcuar njëkohësisht rolin e shahut si një mjet me vlera të rëndësishme edukative, sociale, kulturore dhe sportive.

Qëllimi kryesor i “Shtëpia e Shahut” është promovimi, zhvillimi dhe përhapja e shahut nëpërmjet krijimit dhe administrimit të akademive dhe qendrave edukative moderne, ku fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit mund të zhvillojnë potencialin e tyre në një mjedis profesional dhe bashkëkohor.

Organizata u themelua nga një grup personalitetesh dhe kontribuuesish të përkushtuar ndaj zhvillimit të shahut dhe edukimit në Shqipëri:

  • Erald Dervishi
  • Fatos Muço
  • Rozana Çima
  • Eglantina Shabanaj
  • Kristaq Andoni
  • Myzaljen Hoxha
  • Besnik Bajraktari

Struktura drejtuese e organizatës përbëhet nga Asambleja e Përgjithshme si organi më i lartë vendimmarrës, Bordi Ekzekutiv si organi kolegjial ekzekutiv dhe Drejtori Ekzekutiv si organi drejtues individual.

Aktualisht, Drejtor Ekzekutiv i “Shtëpia e Shahut” është Z. Erald Dervishi, ndërsa Bordi Ekzekutiv përbëhet gjithashtu nga Znj. Majlinda Pilinçi dhe Znj. Elvina Resuli.

Selia e organizatës ndodhet në:

Rruga “Andon Zako Çajupi”
Zayed Business Center
Tiranë, Republika e Shqipërisë

“Shtëpia e Shahut” synon të ndërtojë jo vetëm lojtarë të suksesshëm të shahut, por një brez të ri me mendim kritik, vlera qytetare dhe potencial për të ndërtuar të ardhmen.

Traineret

GM Antoaneta Stefanova

FIDE Senior Trainer

Grandmaster Antoaneta Stefanova është një nga figurat më të shquara dhe më të respektuara të shahut botëror.

Ish-Kampione Bote në Shah për periudhën 2004–2006, ajo ka ndërtuar një karrierë të jashtëzakonshme ndërkombëtare, duke u renditur ndër shahistet më të forta të historisë moderne. Në vitin 2002 u shpall Kampione Europe, ndërsa në vitin 2004 fitoi titullin e Kampiones së Botës, duke hyrë përgjithmonë në historinë e këtij sporti. Ajo ishte ndër gratë e para që arriti titullin Grandmaster në një periudhë kur ky nivel konsiderohej ekskluzivisht i rezervuar për elitën absolute të shahut. Gjithashtu ka fituar tituj të rëndësishëm ndërkombëtarë në formatet Rapid dhe Blitz dhe ka përfaqësuar Bullgarinë për dekada në Olimpiadat Botërore të Shahut. Sot konsiderohet ndër trajneret më prestigjioze në nivel ndërkombëtar, duke sjellë eksperiencë të nivelit më të lartë në zhvillimin e talenteve të rinj dhe lojtarëve profesionistë.

GM Ivan Cheparinov

FIDE Senior Trainer

Grandmaster Ivan Cheparinov konsiderohet një nga emrat më të rëndësishëm të shahut bashkëkohor dhe një nga trajnerët më me përvojë në arenën ndërkombëtare.

Me një renditje maksimale prej 2718–2727 pikësh Elo dhe duke qenë pjesë e Top 20 lojtarëve më të mirë në botë, ai ka ndërtuar një karrierë të pasur si lojtar dhe ekspert teknik në nivelet më të larta të shahut botëror. Katër herë Kampion i Bullgarisë, Cheparinov ka marrë pjesë në Kupat e Botës FIDE dhe në turnetë më prestigjiozë ndërkombëtarë. Ai njihet veçanërisht për bashkëpunimin shumëvjeçar si sekondant dhe bashkëpunëtor i ish-Kampionit Botëror GM Veselin Topalov, si dhe për aktivitetin e tij aktual si trajner i lojtarëve të elitës botërore. Përvoja e tij e gjerë dhe qasja moderne e trajnimit e kanë kthyer atë në një nga specialistët më të vlerësuar në zhvillimin e lojtarëve profesionistë.

IM Ilir Seitaj

FIDE Trainer

Mjeshtri Ndërkombëtar Ilir Seitaj përfaqëson një nga figurat më të rëndësishme të historisë së shahut shqiptar dhe një nga kontribuesit më të spikatur në zhvillimin e këtij sporti në Shqipëri.

Me një karrierë që shtrihet për disa dekada, ai ka qenë katër herë Kampion Kombëtar i Shqipërisë dhe një nga emrat kryesorë të ekipit kombëtar shqiptar për shumë vite. Seitaj ka përfaqësuar Shqipërinë në një numër të konsiderueshëm Olimpiadash Botërore të Shahut dhe kampionatesh ndërkombëtare ekipore, duke qenë ndër figurat më konstante dhe më me ndikim të shahut shqiptar. Përveç karrierës si lojtar, ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm si trajner dhe edukator, duke luajtur rol të rëndësishëm në formimin e brezave të rinj të shahistëve shqiptarë dhe në zhvillimin e ekipit kombëtar të femrave. Përvoja, profesionalizmi dhe përkushtimi i tij e kanë bërë atë një nga emrat më të respektuar të komunitetit shqiptar të shahut.

Bashkohu me akademinë tonë, regjistrohu këtu.

Tranjere te njohur botËrisht

Orare fleksibËl gjatË gjithË javËs